Depozita Standarde me Afat hapet për një kohë të caktuar duke filluar nga 12 deri në 24 Muaj.
Mbi interesin bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim mbi interesin bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.
Depozita standarde me afat rrit fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.
Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj. Nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, tashmë mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur e-Banking.