Ju mund ta zgjidhni vetë maturitetin e depozitës tuaj me afat dhe këtë ju ofron vetëm BKT me Depozitën Elastike, me anë të së cilës ju mund të zgjidhni midis maturiteteve 32 deri në 1094 ditë. Pra, ju mund të fitoni interes për periudha sipas nevojave tuaja.
Depozitat me afat i rrisin fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.
Në secilën nga degët e BKT-së në Kosovë, duke sjellur një dokument valid identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë) si dhe duke sjellur një faturë publike me të cilën deshmoni adresën tuaj. Nëse paratë i keni në një llogari rrjedhëse, tashmë mund t’i hapni vetë depozitat tuaja, duke përdorur e-Banking.