BKT Kosova, dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP), nënshkuan kontratë bashkëpunimi. Ky bashkëpunim synon të nxisë rritjen e ndërsjellë të të dy institucioneve.
Partneriteti ndërmjet BKT Kosova dhe FSKP përfaqëson një moment të rëndësishëm, pasi kombinon ekspertizën e dy entiteteve të respektuara. Marrëveshja e bashkëpunimit krijon bazën për një gamë të gjerë të iniciativave të përbashkëta që do të përfitojnë të dyja institucionet.
Sipas kësaj kontrate, BKT Kosova dhe FSKP do të ju ofrojnë mundësi klientëve të BKT-së dhe qytetarëve për krijimin e llogarisë individuale të kursimeve pensionale vullnetare, në mënyre që në moshën e pensionit të ruajnë standardin e jetesës për një pleqëri pa brenga!
Ky bashkëpunim mundëson klientëve të hapin llogari pensionale dhe te realizojnë pagesat e kontributeve vullnetare në të gjitha degët e BKT-së me zero komision.
Kursimi për pension vullnetar është investim afatgjatë përmes të cilit krijohet e ardhur shtesë krahas pensionit shtetëror dhe atij obligativ.
Duke përdorur ekspertizat e tyre përkatëse, BKT Kosova dhe FSKP synojnë të rrisin efikasitetin operacional, të promovojnë inovacionin dhe të ofrojnë shërbime me cilësi të lartë për klientët e tyre dhe punonjësit e BKT Kosova.
Marrëveshja ndërmjet BKT Kosovës dhe FSKP-së pasqyron angazhimin e tyre të përbashkët për të ofruar shërbime me cilësi të lartë qytetarëve dhe për të zgjeruar praninë e tyre në treg.
Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve mundëson çdo individi të krijoj llogari të kursimeve pensionale suplementare në rrjetin e degëve të BKT-së.
Kursimi për pension vullnetar është investim afatgjatë përmes të cilit synohet të realizohet kthim nga investimet mesatarisht 7% në vit. Qëllimi kryesor është që klientët në moshën e pensionit të ruajnë standardin e jetesës dhe të krijojnë të ardhura shtesë krahas pensionit shtetëror dhe atij obligativ për të siguruar një pleqëri pa brenga!
Kushtet e Kursimit
Vlera minimale e pagesës mujore të kontributeve pensionale vullnetare fillon prej 20 Euro/muaj
Pagese e menjëhershme (Lump Sum) fillon prej 1,000 Euro – 24,000 Euro brenda vitit kalendarik
Projekioni rreth kthimit mesatar të investimeve deri 7% ne vit
Kalkuloni kthimin e investimeve dhe pensionin tuaj mujor: https://fondipensional.com/kalkulatori/
Performanca e Fondit Slloveno – Kosovar te Pensioneve ndër vite:
Fondi Slloveno – Kosovar i Pensioneve, kontributet vullnetare të klientëve i investon në tregje vendore dhe ndërkombtare me qëllim të realizoj kthim sa më të lartë prej investimeve. Investimi realizohet prej Asset Menaxherëve të PRVA GROUP të cilët prej vitit 2007 deri me tani kanë realizuar kthim komulativ të investimeve 93%.
Shih më poshtë performancën e kthimit të investimeve prej vitit 2007 – 2023
Klikoni këtu për të shikuar Rregullat dhe Kushtet e Përgjithshme të Fondit Slloveno – Kosovar të Pensioneve.
Për të aplikuar për tu bërë pjesë e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve, ju lutem drejtohuni në degën më të afërt të BKT.